Dy ditë para zgjedhjeve - Ahmetaj me Shehin inspektojnë pastrimin e kanalit kullues në Kavajë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari i Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë për zgjedhjet e 18 Qershorit, i shoqëruar edhe nga Kandidati i PS për Kryetar të Bashkisë Kavajë Klodian Shehi, inspektuan sot punimet për pastrimin e kanalit kullues të Përroit të Darcit.
Ahmetaj tha se përmes pastrimit të këtij kanali, njësitë vendore Luzi dhe Synej do të shpëtojnë njëherë e mirë nga përmbytjet e dimrit.
Ahmetaj: ?Unë jam shumë i kënaqur që sot këtu kanë filluar punimet për pastrimin e kanalit kullues të Darçit, i cili ka 25 vite pa u prekur dhe ishte kthyer në gangrenë për të gjithë zonën, qoftë për banorët, qoftë për bujqësinë. Ky është loti i parë, një punë në një gjatësi prej 6 km, ku i gjithë kanali pastrohet dhe të gjithë banorët janë shumë të kënaqur që më në fund do shpëtojnë nga përmbytjet e dimrit. Sa herë që bie shi mbi kapacitetin minimal që mund të mbante ky kanal kullues, e gjithë zona përmbytej, fshatrat përmbyteshin. Janë dy njësi vendore, Luzi dhe Synej që shpëtojnë njëherë e mirë nga përmbytjet e dimrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-me-shehin-inspektojne-pastrimin-e-kanalit-kullues-ne-kavaje/

Recommended