Ora News – Velipoja çel sezonin turistik, por ende nuk është gati

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plazhi i Velipojës ka filluar të presë pushuesit e parë. Por në një vëzhgim të Ora News konstatohet lehtësisht se bregdeti i Velipojës nuk është gati për vizitorët, pasi sipërfaqja e rërës në një pjesë të madhe ka prezente mbetje të nxjerra nga deti.
Zyrtarisht e ka çelur sezonin turistik, por Velipoja ende nuk është plotësisht gati për të pritur pushuesit, ndonëse këta të fundit nuk mungojnë edhe këtë fillim maji. Sipërfaqja e rërës në një pjesë të madhe ka ende prezente mbetjet e nxjerra nga deti.
Pushuesit e parë janë nga Kosova, që prej disa vitesh i qëndrojnë besnik brigjeve të Adriatikut dhe plazhit më të madh në veri të vendit. Rëra kurative dhe ujërat e pastra janë ndikuese kryesore që ata zgjedhin Velipojën.
Vetë bashkia Shkodër pranon problematikat që ka këto ditë, por premton zgjidhje të shpejtë të tyre, si në aspektin e pastrimit, ashtu edhe menaxhimit të sipërfaqes së rërës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/velipoja-cel-sezonin-turistik-por-ende-nuk-eshte-gati/

Recommended