Report TV - PD vendos: Protesta në Kavajë do zhvillohet më 7 maj në orën 11:00

  • 7 years ago
Ndërsa të dielën në Kavajë pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, opozita dhe mbështetësit e saj do të zbresin në sheshin e protestës në këtë qytet , në 7 maj në orën 11:00.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve të partisë demokratike kryetari Basha u ka kërkuar mobilizim masiv të gjithë strukturave ndërsa është vendosur që protesta paqësore do të nisë të dielën në orën 11:00.

Pak orë pasi nis procesi i votimit për kryebashkiak të Kavajës , opozita në një protestë masive për zgjedhje të lira pritet të mblidhet në këtë qytet.

Porositë e kryedemokrati për drejtuesit e degëve ishte pjesëmarrje sa më pasive në këtë reagim, e i cili duhet të jetë i ngjashëm me 18 shkurtin, por siç ndodhi edhe në protestë gjithçka duhet të jetë paqësore. Burime nga mbledhja me krerët e degëve thonë për Report TV se përjashtohet çdo skenar dhune apo bllokimi në qendrat e votimit, me 7 maj apo një natë më përpara.

Recommended