Report TV - Basha: Rama dështoi negociatat javën tjetër përshkallëzim proteste

  • 7 years ago
?Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses, kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike?, u shpreh Basha në fjalën e mbajtur në çadër pasi përfundoi takimet me negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

"Falenderoj ndërkombëtarët të cilët erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për të bërë një zgjidhje reale për krizën politike në vend. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike për zgjedhje të lira si zgjedhjen e vetme dhe si zgjidhjen e ndershme për të krijuar kushte dhe premisa të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar drogën dhe duke garantuar reformën zgjedhore sipas rekomandime të OSBE ODHIR, përfshirë votimin edhe numërimin elektronik", tha ai.