Dorëzimi i listave të kandidatëve, KQZ: Nuk do ketë shtyrje afati - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk bën asnjë lëshim sa i takon afatit për dorëzimin nga ana e partive politike të listave të kandidatëve për deputetë. Nëse më parë KQZ ka shtyrë afatet duke marrë në konsideratë fundjavat si ditë pushimi, për listat e deputetëve, nuk do e tejkalojë këtë fakt.?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu kujton subjekteve zgjedhore se listat e kandidatëve për deputet dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen brenda datës 29 prill. Pavarësisht së kjo datë përkon me ditë të shtunë, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ditë pune dhe 29 prilli, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve, nuk do të ketë më një afat tjetër.?KQZ bën me dije se për herë të parë, lista e kandidatëve për deputet do dorëzohet në formatin elektronik, si dhe çdo kandidat duhet të plotësojë formularin e vetedëklarimit.?Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, kandidatët për deputet duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e dekriminalizimit. Bashkë me dokumentacionin e kandidimit që depozitohet nga partitë politike apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, duhet të jetë edhe jetëshkrimi (CV) për secilin kandidat. Kjo risi, do t?u japë zgjedhësve mundësinë të njihen me kandidatët për deputet, për të cilët do të votojnë në zgjedhjet për Kuvend.?Të enjten e kaluar KQZ refuzoi të merrte një vendim lidhur me kërkesën e dy partive kryesore të mazhorancës, PS e LSI, për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve. Kryekomisioneri Denar Biba, konsideroi kërkesën si një manovër politike.

Recommended