Report TV - Elbasan, fshati Polis pa ujë, burimi i vetëm u privatizua nga një familje

  • 7 years ago
Banorët e fshatit Polis prej shumë vitesh mbushin ujin e pijshëm me krahë tek një burim i fshatit. Por edhe kjo mundësi që ata kishin i është hequr, pasi vendi në të cilin ndodhet burimi është privatizuar nga një familje.

Banorët e fshatit Polis në njësisë administrative Shushicë të Elbasanit të gjendur përballë këtij fakti, kanë bërë kërkesa në të gjitha institucionet, të paktën për lirimin e burimit ku mbushin ujë me krahë, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë mbështetje.

Ata kanë vendosur të protestojnë me shpresën që dikush do t'i dëgjojë dhe do t'ju zgjidhë hallin që kanë.

Recommended