Ora News - Koalicionet, Basha: Ligji është ligj përveç se kur nuk do Rama e Meta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se pa qeveri teknike nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa theksoi se
Basha: Ligji është ligj përveç se kur nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta. Kodi Zgjedhor thotë se sot në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Këta e kanë futur vendin në një spirale krize politike, sepse menduan që shqiptarët si dele dhe opozita si opozita fasadë do të zgjasin kokën dhe do të prisnin haxhnarin e zgjedhjeve të kapura nga krimi. Shikoni Kavajën sot. Ikën një përdhunues i dënuar në Itali dhe kandidon mëkëmbësin e kriminelit dhe në funksion të mëkëmbësit vërshojnë mesazhet nga Kavaja.
Presion absolut nxënësve, mësuesve, prindërve sepse mëkëmbësi duhet të fitojë me çdo kusht zgjedhjet edhe kur nuk ka kundërshtar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike, e cila do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa për atë thënien ?ne me bukë dhe t?i me gurë?, të them se mjalti nuk lahet me shëllirë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/koalicionet-basha-ligji-eshte-ligj-pervec-se-kur-nuk-do-rama-e-meta/

Recommended