Ora News - Zyrtarë kinezë zbarkojnë nesër në Tiranë, ja çfarë pritet të finalizohet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të dielën në Shqipëri mbërrin për një vizitë dyditore një delegacion prej 50 zyrtarësh kinez i kryesuar nga zëvendës.kryeministri.
Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në intervistën e mbrëmjes në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966.
Spahiu: Është një vizitë me një status të dyfishtë, vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966, para para 51 vjetësh ku vizita e fundit e një zyrtari të lartë kinez ka qenë ajo e Kryeministrit. Zëvendës/kryeministra kanë ardhur dhe përpara por ai vjen me një status të dyfishtë pasi është dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste që është kupola më e lartë drejtuese e vendit dhe kupola më e lartë vendimarrëse e Kinës.
Po ku konstaton rëndësia e kësaj vizite të delegacionit kinez në Tiranë?
Spahiu: E shoh rëndësinë e kësaj vizite në tre plane. Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton dhe i ka trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe dëshirën e saj për çuarjen përpara të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Një rëndësi të veçantë kjo vizitë paraqet edhe për faktin se shpresohet që ti hapë rrugë mundësive të reja për bashkëpunime në projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha të iniciuara nga Kina siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma ?një brez një rrugë?. Kina me 16 vende të Europës lindore dhe juglindore dhe nisma ?një brez një rrugë? që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë e kësaj rruge. Pritet të përfitojë kryesisht në investimet në infrastrukturë.
Spahiu vlërëson se orientimi politik i Kinës për të nxjerrë jashtë vendit kompanitë e saj është një avantazh për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zyrtare-kineze-zbarkojne-neser-ne-tirane-ja-cfare-pritet-te-finalizohet/

Recommended