Deklarata për Ambasadorët - Spiropali: Basha thirrje të dëshpëruara, duan të marrin peng zgjedhjet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Sekretaren e Rinisë në PS-së, Elisa Spiropali, deklaratat e Bashës për diplomatët e huaj në Tiranë janë të papranueshme.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ajo e sheh këtë qasje të opozitës si të përkohshme, pasi ka bindjen se do ti thërrasë arsyes.
Spiropali: E kanë shpallur sot vettingun një projekt mafioz me komplecitetin e ndërkombëtarëve dhe partnerëve tanë, ambasadorëve. Një retorikë që nuk ishte dëgjuar prej kohësh dhe nuk i bën mirë. Kemi largim të opozitës nga qasja pro BE. Mendoj se është e përkohshme, shumë shpejt do ti thërrasin arsyes dhe do kthehen në Kuvend. Thirrje të tilla janë të papranueshme në të gjitha kuptimet dhe duken si përpjekje e izoluar dhe e dëshpëruar e një grupi të vogël njerëzish që e quajnë veten drejtues të PD për të marrë peng të gjithë proçesin zgjedhor dhe institucionet e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spiropali-basha-thirrje-te-deshperuara-duan-te-marrin-peng-zgjedhjet/

Recommended