Report TV - Pesënjakët që i vizitoi Meta në 2001-in,surprizë Monikës për ditëlindje

  • 7 years ago
Lëvizja Rinore për Integrim është mbledhur sot në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi? aktivitet ku s?ka munguar një surprizë e bukur për Monika Kryemadhin.

Gjatë aktivitetit shtë transmetuar videoja e vizitës së kreut të LSi në familjen e pesënjakëve në Peqin para 16 vieteve, kohë kur Meta ishte kryeministër.

Por pasi vidoja ka emocionuar të pranishmit dhe më tepër se askënd Metën, pesënjakët janë ngjitur në podium për t?i uruar ditëlindjen Monika Kryemadhit.

?Përshëndetje të gjithëve, unë quhem Griselda dhe ne jemi pesënjakët që dolëm në video. Sot kemi ardhur për të falënderuar Ilirin dhe Monikën për çdo gjë që kanë bërë për ne. Na qëndruat pranë si sot edhe para 16 viteve më parë. Jemi pjesë e LRI dhe këtu nuk ndodhemi rastësisht sepse sot duam t?i urojmë ditëlindjne një gruaje shumë madhështore, yllit tonë. Monika edhe 100?, është shprehur Griselda.

Më pas njëzëri të rinjtë e LSI përmes këngës ?Shumë urime për ty?, i kanë uruar ditëlindjen deputetes ndërsa brohorisnin ? Mona, Mona je e jona?.

Kryemadhi është emocionuar nga kjo surprizë duke e konsideruar këtë moment që e la pa fjalë si një nga ditëlindjet më të bukura.

?Profesionin e kam llafazane, po tani s?kam asnjë fjalë ça të them. Një urim shumë i bukur. Një nga ditëlindjet e mia më të bukura edhe më të mëdha por sigurisht edhe detyrimi dhe angazhimi im do të jetë edhe më i madh, po lumturia më e madhe është kur shikoj ju?, u shpreh Kryemadhi.

Recommended