Ora News – Rama: Ky është Parlament do të hyjë në histori, është më qesharak në botë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka më tema të përjashtuara nga biseda. Kryeministri Edi Rama ftoi nga parlamenti kreun e opozitës Lulzim Basha për dialog dhe po pret që ky i fundit të caktojë vendin dhe orën
Rama: Nuk flas sot as për qeverinë teknike dhe as datën e zgjedhjeve.Kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë dhe nuk kam vend. Shpresoj ta kem orën dhe vendin kudo qoftë, unë preferoj në çadër. Por nuk ka asnjë problem po të jemi diku tjetër dhe në çfarëdo formati.
Ftesën për dialog, për herë të parë kryeministri e shoqëroi edhe me propozime konkrete
Rama: Policia ku është? Hajde ta shikojmë pa e kthyer policinë në vegël të asnjë politike. Kemi propozuar që asnjë komision të mos ketë përfaqësues partish. Jemi gati ta bëjmë sot. Të gjithë virgjëreshave të çadrës dhe mbi çadër unë ju them hajde të vendosim shtrëngesa penale shumë më tepër që kemi për blerjen e votës. KLush ka telefon në qendrën e votimit të marrë ndëshkim ekzemplar. Bile KQZ-në po të duan le ta marrin të gjithën. Intimidimi? Hajdeni të vendosim masat.
Për kryeministrin, ata që thonë se zgjedhje pa opozitën nuk bëhen, janë të paguar nën dorë apo mbi dorë, sepse është liria ajo që prodhon opozitë dhe jo e kundërta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ky-eshte-parlament-do-te-hyje-ne-histori-eshte-me-qesharak-ne-bote/

Recommended