Report TV - Rama: 2 ditë që pres vendin e orën për t'u takuar me Bashën

  • 7 years ago
"Nuk flas sot as për Qeverinë teknike dhe as për datën e zgjedhjeve se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Shpresoj ta kem orën dhe vendin kudo qoftë".

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së kësaj të enjte, duke u shprehur sërish i gatshëm për të takuar kryetarin demokrat, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Çadrën e PD për të negociuar zgjidhjen e ngërçit politik.

"Unë preferoj në çadër dhe në çfarëdo formati që të ketë, vetëm për vetëm, me aleatë, me shokë bashkë?, tha Rama.

Recommended