Report TV - Raporti i BB: Shqipëria me rritjen ekonomike ndër më të lartat në rajon

  • 7 years ago
Banka Botërore vlerëson se Shqipëria shënoi gjatë 2016-ës rritjen ekonomike më të lartë në rajon me 3.5%.

Të dhënat u publikuan nga Banka Botërore në raportin vjetor për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, u shpreh gjatë prezantimit të raportit se rritja ekonomike do vazhdojë edhe për 2017-ën në shifrat 3.2%.