BB: Shqiperia me kapacitetin me te ulet spitalor ne rajon |Lajme-News

  • 4 years ago
Shqipëria rezulton të jetë e para në rajon për kapacitetet më të ulëta spitalore për trajtimin e të sëmurëve.

Një studim i Bankës Botërore mbi efektet e pandemisë së Covid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor e rendit vendin tonë me 10.8 pikë, sa i përket kapaciteteve mjekësore dhe me 0 pikë, në praktikat e mbajtjes në kontroll të infeksioneve.

Megjithatë vendi ynë rezulton i pari, duke u klasifikuar me 100 pikë sa i përket komunikimit të personelit shëndetësor me stafet e shëndetit publik gjatë një situate të jashtëzakonshme, por sërish në fund të rajonit sa i takon treguesit të marrjes së shërbimit shëndetësor.

?Përpara shpërthimit të COVID-19, sistemet shëndetësore të Ballkanit Perëndimor përballeshin me vështirësi kritike në financim dhe në realizim të shërbimeve. Shpenzimet për frymë për sistemet shëndetësore janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së dhe mënyra me të cilën shpenzohen fondet e pakta është jo efikase ose jo e harmonizuar me profilin e sëmundshmërisë në rajon.?

Banka Botërore tërheq vëmendjen e qeverive të 6 ekonomive të Ballkanit Perëndimor që pavarësisht presioneve që do të ketë këtë vit mungesa e të ardhurave në buxhet, të mos shkurtojnë fondet për shëndetësinë, pasi kostoja do të bjerë mbi buxhetin e familjeve, një pjesë e mirë e të cilëve paguajnë nga xhepi për të marrë shërbimin.

?Në mbarë rajonin, mungesën e fondeve për sistemet shëndetësore shpesh e vuajnë familjet, shpenzimet e drejtpërdrejta (nga xhepi) të të cilave janë të larta. Për shembull, për rajonin në tërësi kjo shkon nga 37 % në Serbi dhe në Malin e Zi, deri në 50 % në Shqipëri, në krahasim me 14,9 % në BE.?

Banka rekomandon që sistemet mjekësore të investojnë në pajisje sidomos në sëmundjet infektive dhe të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit me barna dhe materiale parësore.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended