“Project Syndicate” analizon rritjen ekonomike: ‘Mrekullia Shqiptare’

  • 6 years ago
?Mrekullia Shqiptare?, kështu e titullon shkrimin e tij Ricardo Hausman në forumin ?Project Syndicate? ku analizon rritjen e ekonomike që ka njohur Shqipëria këto vitet e fundit.

Dikur "Koreja e Veriut e Europës," tashmë Shqipëria mund të krenohet me të ardhur në nivelin sa 25% e të ardhurave të Gjermanisë, rritje dyshifrore të eksportit dhe një valutë që po forcohet?, shkruan Hausman.

Ai rendit situatën e ekonomikë që qeveria Rama gjeti kur erdhi në pushtet. Të gjithë përbërësit e një rezultati katastrofik ishin të pranishëm sipas tij.

Por tashmë, thuhet në shkrim, ekonomia po rritet me një normë të fuqishme prej 4.2%, udhëhequr nga rritja e eksporteve me dy shifra në bujqësi, miniera, industrinë prodhuese, energji, turizëm dhe shërbime.

Në një kohë kur ekonomitë e vendeve në zhvillim, në vende si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut përballen me rënie të monedhës dhe rritje të normave të interesit, Shqipëria shënon normat e saj më të ulëta të interesit të regjistruara ndonjëherë dhe një monedhë që po forcohet.

Ndërkohë që ekonomistët fajësohen për të gjitha llojet e rezultateve zhgënjyese dhe institucionet shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore akuzohen se nuk i kanë këshilluar vendet siç duhet, po vërehet se ato nuk janë tërësisht të padobishme.

Cili ishte sekreti i kthesës së Shqipërisë sipas  Hausman: Bashkëpunimi i qeverisë Rama me FMN që ditën kur mori pushtetin, dhe hartimi i një program që i mundësonte Shqipërisë mbështetje financiare ndërsa kjo e fundit sistemonte ekonominë, ndjekja e  një qasje diagnostifikuese për të zgjedhur politikat prioritare, në bujqësi, në sektorin e energjisë dhe në turizëm.

Në analizë merret dhe jo vetëm plani ekonomik kombëtar, por dhe ai lokal i kryeqytetit ku vlerësohet ka trefishuar të ardhurat bashkiake në krahasim me vitin 2015 si dhe zhvillimi i hapësirave urbane të vlerësuara dhe me çmime europiane.

Mësimi për vendet e tjera është i qartë thuhet ne shkrim. Suksesi përballë vështirësive arrihet kur qeveritë janë të vetëdijshme për situatën e vështirë dhe dobësitë e tyre, mund t?i artikulojnë dhe t'i arrijnë qëllimet dhe të kërkojnë pa ndalim mënyra për të realizuar aspiratat e tyre.

Mësimi për Bashkimin Europian është gjithashtu i qartë: kur vlerësoni për të pranuar vende si Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është me rëndësi të shikoni jo vetëm atë që këto vende janë apo kanë qenë, por edhe zellin me të cilin punojnë për të përmbushur aspiratat e tyre.

Tani kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për në të tjerët. Mbyllet shkrimi i ?Project Syndicate?.