Shikoni nëndetësen turke që do të qëndrojë 4 ditë në portin e Durrësit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka mbërritur në portin detar të Durrësit një nëndetëse ushtarake turke. Vizita e saj është planifikuar në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet flotës detare turke dhe asaj shqiptare si dhe operacioneve detare të NATOS.
Nëndetësja turke është ankoruar në kalatën nr 5 të portit detar të Durrësit. Ajo do te qëndrojë në Durrës 4 ditë. Kjo nëndetëse është angazhuar jo vetëm në sigurinë territoriale detare të shtetit turk por edhe në disa operacione të NATOS për paqe dhe siguri.
Nëndetësja është e klasit 209 diesel elektrik, është prodhim i vitit 2008 dhe ka në bordin e saj 8 silura të fuqishme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shikoni-nendetesen-turke-qe-do-te-qendroje-4-dite-ne-portin-e-durresit/

Recommended