Ora News – Kanabisi, Çako: Vlora, problematike; Çipa: Në Gjirokastër u rrit 7.2 herë sipërfaqja

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Vlora Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako e ka cilësuar problematike situatën rreth kultivimit te lendeve narkotike, duke e renditur qytetin bregdetar, një ndër zonat ku fenomeni është më i përhapur.

Çako ka qenë i prerë me aktorët pjesëmarrës në takimin për strategjinë antikanabis, ku kërkoi bashkërendim të informacionit dhe veprimeve, për të parandaluar çdo tentativë për të kultivuar bimën narkotike.

Çako: Pritshmëria në raport me paligjshmërinë në kultivimin e bimëve narkotike, nuk ishte përfundimisht mundësia për ta zeruar, pasi aktorët dhe faktorët nuk kanë bashkëpunuar dhe bashkërenduar si duket.

Në Gjirokastër, Adrian Çipa zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit theksoi se gjate 2016 është evidentuar rritje e sipërfaqes së mbjellë me kanabis 7.2 here me shumë se viti 2015. Ai e cilësoi shqetësim të madh moskapjen e kultivuesve dhe inkriminimin e efektivëve të policisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/strategjia-antikanabis-cako-vlora-nder-qarqet-me-problematike/