Ora News – Alarmi për kanabisin, policia takime në Fier, Shkodër e Lezhë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në periudhën kur kultivimi i kanabisit është në fazën e mbjelljes policia ka shtuar alertin dhe vigjilencën, ndërsa ka zhvilluar dhe një sërë takimesh analizuese nëpër rrethe. Në Shkodër, Lezhë dhe Fier, është vënë në dukje rritja e sipërfaqes së kultivuar me kanabis, por njëkohësisht dhe shtimi i kontrolleve dhe zbulueshmërisë.
Qarku i Lezhës është një nga zonat me risk mjaft të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, ku vitin që lamë pas sipërfaqet e mbjellura me droge janë shtuar 3.8 here më shumë se në vitin 2015.
Shifrat u bënë publike nga policia gjatë takimit të organizuar nga Prefektura me aktoret e përfshire në luften kunder kultivimit të bimeve narkotike.
Gjovalin Loka, Drejtor i Rendit ne Policine e Shtetit: Në Drejtorinë e Policisë Lezhë janë evidentuar 3.8 herë më shumë raste në shkallë qarku. Nuk do të ketë më parcela pa emër. Do ti vihet emri dhe mbiemri, duke filluar që nga punonjësi i policisë përgjegjës, ndihmës specialisti policim në komunitet, specialist i krimeve, kryeplaku, kryetari i njësisë administrative, të gjithë personat përgjegjës.
Në policinë e Fierit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, theksoi se zona listohet me rrezikshmëri të mesme, ndonëse ka një rritje të sasisë së kultivuar të kanabisit gjatë vitit 2016, por njëkohësisht dhe rritje të zbulueshmërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alarmi-per-kanabisin-policia-takime-ne-fier-shkoder-e-lezhe/

Recommended