Ora News – BOOM denoncon skandalin: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër skandal është zbuluar nga emisioni investigativ ?Boom? në lidhje me shkeljen e procedurës së shortit, për caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë. Edhe pse një çështje e regjistruar për gjykim duhet të ketë vetëm një gjyqtar, shorti në këtë gjykatë zgjedh për të njëjtën dosje disa gjyqtarë njëkohësisht. Pas kësaj ai që përzgjedh një nga disa gjyqtarët e përcaktuar me short ,është kryetari i gjykatës, Eriol Roshi, i cili shkel në këtë mënyrë, jo vetëm procedurën ligjore, por dhe cënon hapur autonominë e gjyqësorit.
Pavarësia në procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve në shortet e zhvilluara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vihet serozisht në pikëpyetje. Gazetarët e ?BOOM? kanë zbuluar se nje çështje regjistrohet disa herë brenda të njëjtës dite dhe pas hedhjes së shortit ndodh që e njëjta çështje i bie për gjykim disa gjyqtarëve. Në këtë moment ndërhyn Kryetari i Gjykatës që përcakton vetëm njërin prej tyre.
Raste të tilla në shortet e zhvilluara në gjashtë muajt e fundit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ka shumë. Një prej tyre është ai i marrë nga shorti i datës 2.2.2017 ku çështja e palëve, Dega e Doganës Lezhë dhe një Shoqërie Përmbarimore është regjistruar jo një, por tetë herë. Për pasojë nuk kemi një, por tetë gjyqtarë të përcaktuar për të ndjekur këtë gjykim. Dhe kryetari i Gjykatës Administrative ndërhyn dhe zgjedh njërin prej tyre.
Rasti i dytë vjen nga shorti i datës 16 janar 2017, ku për çështjen e regjistruar në 4 janar 2017 me palë të paditur Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore janë zgjedhur 3 gjyqtarë.
Ky është rasti i tretë, në shortin e datës 30 janar 2017 e njëjta çështje është regjistruar përsëri 3 herë dhe për pasojë edhe këtë herë janë zgjedhur tre gjyqtarë nga të cilët vetëm një do të marrë në dorë gjykimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-skandalin-zbulohet-skema-e-nderhyrjes-ne-shortin-e-administratives/

Recommended