Ora News – Timo Flloko rikthehet në skenë. Kamera e Ora News pas kuintave të ‘Equus

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para premierës kamera e Ora News ka qenë në labirinthet e ?Equus? (Ekus).
Vepra e dramaturgut anglez Peter Shafer ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Dino Mustafic.
Timo Flloko dhe Igli Zarka janë protagonistë të premierës absolute që vjen në formën e një trilleri psikologjik.
Arben Derhemi: Ky është një personazh shumë kompleks, është babai i personazhit kryesor, atij që sjell rrotull të gjithë veprën që është djali që qëllon 6 kuaj. Fakti që ka qëlluar 6 kuaj tregon që kjo familje nuk ka baza të shëndosha.
Ema Andrea: Një nënë e cila luan, në konceptin e lirisë si shumë shpesh e kemi hasur, gjithmonë duke dashur të mos ndihet fajtore në këtë shoqëri.
Luli Bitri: Jam në një rol të ri, është një frikë shumë e madhe. Humbim jetë sepse del një personazh i ri dhe gjithmonë mendon do të lindë i shëndetshëm apo jo.
Erjona Kakeli: Është një premierë që vjen për herë të parë në të gjithë Ballkanin. Dhe kjo ishte një pyetje që ne bënim në fazën e parë, pse vallë?
Dino Mustafic: Ka edhe diçka personale në dëshirën për ta vënë në skenë këtë vepër, shqisat e mia të fashitura disi janë hapur dhe gjallëruar gjatë kësaj periudhe. kjo është një arsye e mjaftueshme për një shfaqe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/para-premieres-kamera-e-ora-news-ne-labirinthin-e-equus/

Recommended