Ora News – Zjarr në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare. Digjen libra

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr përfshiu Bibliotikën Kombëtare në katet e nëndheshme të saj paraditen e sotme. Shërbimit zjarrfikës iu desh më shumë se 1 orë e 30 minuta të izolonte flakët ndërsa një efektiv i sigurisë shfaqi probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë. Drejtorja e biblotekës Kombëtare Persida Asllani tha se nuk janë djegur botimet e rralla, por dëme jo të konsiderueshme ka në botimet e pas viteve ?90.
Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u bë vatër për shpërthimin e flakëve paraditen e 15 marsit 2017.
Drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për gazetaren Ora News Manjola Hasa deklaroi se zjarri u arrit të izolohej por pranoi dhe se ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak dhe të vendit ku kishin shpërthyer flakët.
Drejtori tha se më vonë do përcaktohej shkaku por dhe dëmet që ishin shkaktuar ndërsa Zv/ ministri i Kulturës Zef Çuni Kombëtare në një prononcim për median deklaroi se nuk ishin dëmtuar vepra të vyera.
Dyshohet se ka qenë shkak një shkëndijë elektrike. Flitet për dy persona që kanë pasur probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak të tymit një punonjëse e bibliotekës dhe tjetri zjarrfikës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarr-ne-biblioteken-kombetare/

Recommended