Ora News - Salianji: Tahiri dhe Beqaj, dështime spektakolare të qeverisë Rama

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike mbetet e palëkundur në kërkesën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji, deklaroi për Ora News se rezistenca do të vazhdojë deri në fitore.
Salianji: Nuk tërhiqemi si parti që kemi një mision tashmë për të bërë të mundur që në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Do të qëndrojmë dhe do të rezistojmë derisa kërkesat e qytetarëve do të realizohen. Fitorja e parë është korrur, të gjithë qytetarët e kanë parë përpjekjen e dëshpëruar të Kryeministrit për të bërë sikur Ministrat i lëvizi për arsye të brendshme ndërkohë që fitorja është e qytetarëve. Në rast se kemi një mur përballë ne do ta rrëzojmë murin.
Duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, Salianji tha se Rama shkarkoi Ministrat që kanë rezultuar dështime spektakolare të qeverisjes së majtë, por kjo tha ai nuk nuk ndryshon asgjë në kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salianji-tahiri-dhe-beqaj-deshtime-spektakolare-te-qeverise-rama/

Recommended