Report TV - Rama i ashpër në grupin e PS: Fitoni zgjedhjet,s’lindët ministra

  • 7 years ago
TIRANE-I ashpër, kritik dhe me tone të larta ka folur sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Pasi bëri të ditur emrat e rinj të ministrave që do të zëvëndësonin 4 të larguarit, Rama ka fshikulluar deputetët socialistë.

Fillimisht u ka kërkuar që fushatën ta realizojnë duke u bërë njësh me popullin. Ai u bëri thirrje që të mos shohë asnjë deputet e koordinator të PS të shesë mend me eskorta.

?Mund të kishte dhe të tjera shkarkime në radhët tuaja. Por për shkak të specifikës së punës u ndalëm vetëm tek kjo katërshe. Mos t?ju shohë më populli nëpër fuoristrada me bodyguardë dhe shoferë, të gjithë në këmbë të takoni njerëzit në terren. Promovoni punën tuaj, të ministrave të tjerë dhe të qeverisë, sqarojini votuesit? - mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura pohuan burime për Shqiptarja.com.

Ndërkohë disa ministrave të tjerë iu la porosi që të punojnë fuqishëm në zonat e tyre elektorale, të kontaktojnë me njerëzit dhe të dëgjojnë hallet e tyre. Madje Rama u kërkoi që koordinatorët të gjejnë banesa dhe të vendosen aty për gjatë gjithë fushatës elektorale e pastaj atë zgjedhore. Sipas kryesocialistit është e pafalshme që socialistët e zgjedhur nga populli të mos ngrejë telefonin apo të përgjigjen me arrogancë para elektoratit.

"Ju s'keni lindur ministra, nuk jeni më të mirë se deputetët.
Do jetoni atje bashkë me popullin, gjatë kohës së fushatës elektorale. Ka dhe nga ju që nuk përgjigjeni në telefon apo e hapin e flasin me arrogancë", mësohet të ketë thënë Rama.

Madje ai u ndal dhe në emra të përvecëm që këto ditë u kanë dhënë suport ministrave të larguar nga detyra.
?E përsëris askush nuk ka lindur ministër?, u tha ai duke vijuar, "Nëse rezultati i 18 qershorit nuk është ai që duam, do ktheheni me kartonë në dorë.

Recommended