Report TV - Rikthehet dëbora në verilindje zbardhet Bulqiza, s'ka bllokime

  • 7 years ago
Pas disa ditëve me diell, rikthehet moti i keq me dëborë dhe reshje shiu në verilindje të vendit.

Në Bulqizë gjatë natë kanë rënë reshje dëborë, ndërsa trashësia sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.

Nuk raportohen deri tani për probleme me rrugët nacionale dhe rurale, pasi reshjet e dëborës janë pasuar nga shiu.

Megjithë dëborën që ka rënë në ditët në vijim pritet që të ketë një rritje të temperaturave.

Recommended