Report TV - Ndryshojnë tarifat për marrjen e patentës, sa do paguhet

  • 7 years ago
Një udhëzim i ri i dy ministrave përcakton tarifat që duhet të paguajnë shoferët për të marrë patentët. Në këtë udhëzim janë shtuar kategoritë e reja të patentave dhe tarifa që duhet të paguajnë shoferët e rinj është nga 2 mijë deri në 4500 lekë të reja.

Udhëzimi i firmosur nga Ministri i Financave dhe Ministri i Transporteve, nuk i rrit tarifat për marrjen e patentës, por shton pagesën që duhet bërë për kategoritë e reja që janë shtuar tashmë. Nëse më parë paguhej 4500 lekë për të marrë patentën e kategorisë B, tashmë e njëjta pagesë do paguhet edhe për ketgorinë B1.

?Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë: Për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë. Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj tarife. Të gjitha pagesat e tarifës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë?, - thuhet në udhëzimin e qeverisë.

Recommended