Report TV - Lezhë, shpërndahen 4 mijë rrënjë ullinj falas për fermerët e Zadrimës

  • 7 years ago
4-mijë rrënjë ullinj ju janë shpërndarë falas fermereve në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Ata u mundësuan nga Instituti i Pemtarisë në Vlorë pas ndërmjetësimit të Drejtorit të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.

Shpwrndarja e ullinjve u bë nga përfaqësuesit e Njesisë Administrative të Blinishtit, ndërsa përfitues ishin qindra fermerw nga fshatrat e kësaj zone.

Ata shprehen se kjo është një ndihmë mjaft e madhe për ta, duke iu referuruar dhe faktit se zona e tyre është kultivuese e ullirit.

Recommended