Report TV - Gjobvënësi duhet të ishte në qeli deri në 2021, vendimi që e liroi

  • 7 years ago
TIRANE-Mos ndëshkimi i personave me precedent penale e të rrezikshëm për shoqërinë vazhdon të prodhojë skandale në drejtësinë shqiptare e si pasojë ngjarje të rënda në shoqëri.

Muhamet Lici i arrestuar tre ditë më parë si kreu i një grupi kriminal që gjobiste tregtarët e Shkodrës duhet të ishte në burg prej vitit 2014 pasi Policia e Shtetit e ka arrestuar atë për armëmbajtie pa leje.

Arrestimi i Licit është bërë më 27 gusht 2014 ora 16:50 nga policia e Tiranës në rrugën ?Dritan Hoxha?. Por ky arrestim dhe pse i gjetur i ligjshëm nga prokuroria është zbehur nga vendimi i gjykatës e cila e ka lënë atë të lirë.

E teksa Lici u prangos duke drekuar në restorant, për prokurorinë ai duhet të ishte në burg të paktën deri në vitin 2021 pasi në vitin 2014 u kap me armë dhe ndaj tij u kërkua 7 vite burg.

ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës ku tre gjyqtarët Artan Gjermeni, Sokol Tona dhe Arben Micko kanë firmosur që më 29 dhjetor 2014 ta lënë atë të lirë me detyrimin që prej dy vitesh të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Recommended