Report TV - Sot seanca e jashtëzakonshme për komisionet ad hoc të Vettingut

  • 7 years ago
TIRANE-Sot është afat i fundit ku në seancën e Kuvendit duhet të miratohen ngritja e dy komisioneve ad hoc, të cilët më pas do të përzgjedhin me procedurën e Vettingu 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dy komisionet që pritet të votohen sot janë të përbëra respektivisht nga 6 dhe 12 anëtarë secili, me pjesëmarrje të barabartë të shumicës dhe pakicës parlamentare.

Ngritja e Komisioneve Ad Hoc mund të miratohet me shumicë të thjeshtë (pra edhe pa opozitën. Ndërkaq kreu i Kuvendi u ka kërkuar sot duke u dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të partive që deri në orën 16:00 të kenë dorëzuar emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në komisionet ad hoc.

Ky është momenti që bojktoti i opozitës mund të bllokojë procesin e Vettingut.

Nëse opozita nuk përcakton emrat e përfaqësuesve të tyre në komisionet Ad Hoc, procesi i Vettingu s?mund të nis të zbatohet.

Recommended