Ora News - Grabitësi thyen derën e bankës në Tiranë dhe largohet për 20 sekonda

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhami i derës kryesore të një banke në Tiranë është thyer gjatë orëve të natës, por grabitësi që ka hyrë brenda nuk ka marrë asgjë.
Policia sqaron se dera e bankës është thyer me gurë dhe pasi ka kontrolluar sirtarët e bankës, grabitësi është larguar prej andej.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17 të mëngjesit të sotëm, ku sipas policisë është aktivizuar sinjali i bankës që ndodhet në Rrugën ?Hamdi Cinoimeri?.
?Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe kqyerja e kamerave të kësaj Banke, ka rezultuar se një shtetas pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda Bankës ku ka kontrolluar sirtarët dhe më pas është larguar pa marr asgjë, sipas edhe deklarimeve të punonjësit të bankës?, sqaron policia.
Sipas deklaratës, nga këqyrja e kamerave rezultoi se ky shtetas i ka kryer këto veprime për 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/grabitesi-thyen-deren-e-bankes-ne-tirane-dhe-largohet-per-20-sekonda/

Recommended