Ora News – Shqipëria e Greqia bien dakord: Kontroll 335 teksteve shkollore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 335 tekste shkollore të historisë dhe gjeografisë do të kontrollohen mes institucioneve arsimore të palës shqiptare dhe asaj greke si rrjedhim i marrëveshjes dypalëshe mes shteteve.
Dakordësia është arritur mes dy grupeve të punës në nivel ekspertësh ku pala shqiptare kryesohej nga Zv/ministrja Nora Malaj, e cila sqaron për Ora News edhe mënyrën sesi do të funksionojë procesi I kontrollit të teksteve.
Malaj: Qeveria shqiptare mori rreth 336 tekste nga pala greke. Të njëjtën sasi i kemi çuar dhe ne palës greke, që do të thotë se të gjithë kurrikulën që ne realizojmë sot dhe tekstet që operohen sot në sistemin e arsimit, pala greke i ka në vlerësimin e saj.
Malaj tha se për herë të pare pas 10 vitesh që janë ngritur 2 komisionet kjo është hera e parë që arrihet një dakordësi për tekstet e punuara.
Malaj: Një vlerësim i tyre ishte jo vetëm që gjuha ishte shumë e pastër dhe shumë e kujdesshme e shkruar në tekste, por edhe me një profesionalizëm intelektual që tregon se neve me të vërtetë jemi tashmë jemi në fazën që mund të konkurrojmë me tekstet tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-e-greqia-bien-dakord-kontroll-335-teksteve-shkollore/

Recommended