Berisha: Për votën sakrifikojmë me çdo çmim

  • 7 years ago
Ndërsa maxhoranca ka shtuar thirrjet në adresë të opozitës që të zhbllokojë vetingun, ish-kryeministri Sali Berisha i kujtoi pasardhësit të tij se demokratët nuk do të heqin dorë nga kushti i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme deri në sakrificë.

Sali Berisha: Nga kjo çadër le t?i çojmë këtë mesazh Ramës. Jemi në një mision të pakthyeshëm, t?i japim fjalën shqiptarëve dhe botës se kurrë s?do ia dorëzojmë votën kryekriminelit Rama . I them Ramës ta mësojë mirë se me durim po kërkojmë votën që t?i po kërkon ta vrasësh, por për votën jemi te gatshëm për çdo sakrificë do ta mbrojmë me çdo çmim.

Për ish-Kryeministrin Berisha zgjedhjet kërcënohen nga krimi e droga të bërë njësh me pushtetin. Berisha tha se pjesë e skenarit të kryeministrit Rama për vjedhjen e zgjedhjeve është jo vetëm lirimi i bandave më të rrezikshme në vend por edhe mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Ish-kryeministri i ftoi shqiptarët të mendojnë për votën e lirë pasi vetëm përmes saj mund të zgjidhet problemi i kafshatës./ TV KLAN

Recommended