Ora News – Ndalohen 18 persona për kultivim droge, mes tyre edhe efektivi i FNSH

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka ndaluar 18 persona, mes tyre dy kryepleq dhe një efektiv i FNSH, pasi akuzohen si të përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike.
Efektivi i FNSH Ardian Loci, dyshohet se dekonspironte aksionet policore.
Operavcioni i koduar ?Early Spring? është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Sipas policisë ky operacion ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, ku ka qënë i përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.
Ndalimi i personave është bërë me urdhër të Prokurorisë, që sipas kësaj të fundit janë sekuestruar 100 mijë rrënjë kanabis, ndërsa policia thotë janë sekuestruar 31.140 rrënjë.
Prokuroria e Shkodrës sqaron se: Në kuadër të këtij procedimi penal, në kohë të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela, me rreth 100 mijë rrënjë kanabis. Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Shkodrës konkludoi se kush ishin personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për të cilët ditën e djeshme janë urdhëruar ndalimit dhe që janë zbatuar nga forcat e Policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndalohen-18-persona-iu-jane-sekuestruar-100-mije-rrenje-kanabis/

Recommended