Report TV - Dita e dhjetë e protestës, Basha: Sot liria kërcënohet nga kriminelët

  • 7 years ago
TIRANË-Protesta e opozitës ka hyrë këtë të hënë në ditën e saj të dhjetë. Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe ish të përndjekurve politik u shpreh se sot liria kërcënohet nga kriminelët.

Sipas kreut të opozitës, e vetmja mënyrë që vendi t?i rikthehet normalitetit është mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike.

''Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura idologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel Kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet. Rama rrefuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin. Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur t'i vjedhë ato përmes parave të drogës. Jemi këtu për t?i thënë Ramës se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend eshtë largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur'',-u shpreh Basha.

Recommended