Report TV - Sherr te çadra, militanti i PD grushton Kreshnik Spahiun

  • 7 years ago
Demokratët duket se e kanë dëgjuar më vëmendje porosinë e Lulzim Bashës për kaluar në përdorimin e formave të dhunës, pas 8 ditësh proteste paqësore përpara Kryeministrisë.

Madje, mëngjesin e kësaj të shtune, kryetari i PD kërkoi "përdorimin e grushteve ndaj padrejtësisë", një tjetër mesazh i qartë dhune.

Kjo një ditë pas kërcënimeve për radikalizim kur u shpreh për shpimin e gomave dhe thyerjen e xhamave të institucioneve.

Por, ajo që vihet re lehtësisht, është se opozitarët e kanë keqkuptuar mesazhin e Bashës dhe kanë nisur të dhunojnë njëri-tjetrin brenda "Çadrës së Lirisë", pak metra larg Kryeministrisë.

I tillë është edhe konflikti fizik mes militantit të PD, Flamur Pirraçi dhe kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu brenda çadrës së protestës.

Përplasja vjen menjëherë pas mesazheve kërcënuese të Bashës për përdorimin e dhunës ndaj institucioneve.

Militanti i PD dhunon Kreshnik Spahiun
Është shënuar incidenti i parë te çadra e Partisë Demokratike përballë Kryeministrisë.

Një konflikt fizik ka ndodhur mes kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe një prej protestuesve të opozitës. Ky i fundit e ka qëlluar disa herë me grusht kreun e AKZ në ambientet e brendshme të çadrës.

Recommended