Basha: Ngrihuni, shpojuni gomat, nxirrini zvarrë nga zyrat

  • 7 years ago
Vendimin e KQZ-së për të mos i hequr mandatit deputetit socialist Armando Prenga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti të orkestruar nga Edi Rama, teksa përshëndeti bashkimin me protestën të disa artistëve dhe studentëve të ekselencës.

Më herët gjatë paradites, Lulzim Basha lëshoi thirrje të forta për nisjen e një lufte pa kthim ndaj qeverisë. Ai iu drejtua protestuesve me tone të ashpra duke u kërkuar t?i nxjerrin nga zyra e t?i terheqin zvarre zyrtare e drejtues institucionesh. Kercenim te drejtpërdrejtë i bëri drejtorit të Përgjithshëm të Televizioni Publik Shqiptar.

Gjatë një bashkëbisedimi që pati me sipërmarrësit vendas, Basha i bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë mediat e kapura nga pushteti, ndërsa u tregua i ashpër edhe me Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, të cilit I kërkoi revokimin e vizave për qeveritaret.

Deklarata e bërë një ditë më parë nga Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti për trefishim të kultivimit dhe trafikimit të drogës drejt Italisë gjatë dy viteve të fundit duhet të ndërgjegjësojë sipas Bashës edhe ata që heshtin përballë këtij fenomeni.

Kreu i opozitës tha se nuk do të ketë kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Tv Klan

Recommended