Basha: Ngrihuni, shpojuni gomat, nxirrini zvarrë nga zyrat

  • 7 years ago
Për herë të parë nga nisja e protestës paqësore të opozitës, Lulzim Basha lëshoi thirrje të forta për nisjen e një lufte pa kthim ndaj qeverisë. Ai iu drejtua protestuesve me tone të ashpra duke u kërkuar t?i nxjerrin nga zyra e t?i tërheqin zvarre zyrtare e drejtues institucionesh. Kërcenim të drejtpërdrejte i bëri drejtorit të Përgjithshëm të Televizioni Publik Shqiptar.

Por ky nuk ishte i vetmi shpërthim i kreut të demokratëve gjatë një bashkëbisedimi që pati me sipërmarrësit vendas. Nervozizmit të tij s?i shpëtoi as media.

I ashpër ishte edhe me Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, të cilit I kërkoi revokimin e vizave për qeveritaret.

Deklarata e bërë një ditë më parë nga Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti për trefishim të kultivimit dhe trafikimit të drogës drejt Italisë gjatë dy viteve të fundit duhet të ndërgjegjësojë sipas Bashës edhe ata që heshtin përballë këtij fenomeni.

Kreu i opozitës tha se nuk do të ketë kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Recommended