Roshi firmos ende si kryetar bashkie, Berisha publikon dokumentin

  • 7 years ago
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin e kryebashkiakut pas problemeve që pati me ligjin e dekriminalizimit, Elvis Rroshi vijon të qëndrojë në detyrë.
Ky dokument I bërë publik nga ish-kryeministri Berisha fakton korrespondencën zyrtare si kryebashkiak I Kavajë nga ana e tij me vetë titullarin e institucionin që dy muaj më parë faktoi se Elvis Rroshi ishte në shkelje të ligjit pas kërkesës së sjellë nga organi I akuzës.
Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të datës 20 shkurt, ku në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës I ka kthyer përgjigje Kryetarit të KQZ-së Denar Biba lidhur me vendodhjen e KZAZ-së për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ish ?kryeministri Berisha e ka cilësuar një dokument nga Banditistani! Sipas tij Kryebanditi mashtron shqiptaret se e ka shkarkuar si kryetar bashkie përdhunuesin, njeriun me pese emra, trafikantin Ervis Rroshi! Sipas Berishës dokumenti i datës 20 shkurt me firmën e rroshit dhe vulën e kryebashkiakut të Kavajës nxjerr cullak kryeministrin Rama si mashtrues ordiner dhe të paskrupull qe përdor postin për të mashtruar qytetaret!

Recommended