Report TV - Shalsi: Basha s'di çfarë kërkon ka frikë nga Vettingu dhe vota

  • 7 years ago
Deputeti socialist Eduard Shalësi thotë se opozita i druhet Vettingut dhe votës së qytetarëve më 18 qershor dhe për këtë shkak sajon kauza që nuk qëndrojnë siç është ajo për qeverinë teknike.

I ftuar në studion e Report Tv, Shalësi tha se dhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha nuk di çfarë kërkon.

"Nuk jam i qartë se çfarë duan, shkojnë nga qeveria teknike, te shtatë ligjet, te Vettingu. Vullneti ynë ka qenë absolut dhe e bëri kjo mazhorancë këtë reformë.

Ajo që kërkojnë ata, qeveria teknike për garancinë e zgjedhjeve është pretekst për humbjen e radhës. Kjo për shkak se humbën në 2013-ën, humbën në 2015-ën dhe janë të njëjtët protagonistë që dështuan të ndryshojnë Shqipërinë në 8 vjet.

Recommended