I bashkoi 'shqiponja' dhe slogani, por ja çfarë thoshte Basha për Metën në 2017

  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi të shtunën që të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit duke i shtyrë pa afat. Vendimi u vlerësua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa me kreun e shtetit i bashkuan edhe dy gjëra të tjerë.

Në përmbyllje të deklaratës së të shtunës, Meta përdori të njëjtin slogan si të opozitës, "Shqipëria si gjithë Evropa!". Ndërkohë që sot, pasi firmosi LIVE dekretin për anulimin e zgjedhjeve bëri shqiponjën me duar, sikur ka ndodhur me Lulzim Bashën në fund të cdo proteste. E ndërsa tani janë shumë gjëra që po i bashkojnë, situata ishte e ndryshme para dy vitesh në kohën që opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ishte në çadër.

Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi publikon një video të njërës prej protestave të opozitës (PD-së) në 2017, ku Lulzim Basha deklaronte ndër të tjera në sheshin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit se "Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve, këtë tani e dinë të gjithë" shprehej ai.

Recommended