Dekrimnalizimi, KQZ i përgjigjet prokurorisë: Nuk gjetëm shkelje te deputetët dhe zyrtarët e lartë

  • 7 years ago
19 deputet dhe 11 kryebashkiakë kanë pranuar në formularin e vetëdeklarimit të ligjit të dekriminalizimit se kane patur probleme me ligjin përpara se te zgjidheshin në këtë detyrë. Por sipas Komisioni Qendror te Zgjedhjeve asnjë prej tyre nuk rrezikon mandatin, përveç deputeteve Shkëlqim Selami, Dashamir Tahir dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, për të cilët është marrë vendimi nga KQZ për t?ju ndërprerë mandati.

Kanë shënime në regjistrin e gjendjes gjyqësore:

Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu

Mes kësaj liste thotë zëdhënësja e KQZ ka dhe deputet që nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë për dënime të cilat nuk përfshihen ligjin e dekrimanlizimit.

Nuk kanë shënime:
Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila.

KQZ shpjegon edhe arsyet për 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, ka pranuar kërkesën për plotësim të të dhënave në formular edhe pas përfundimit të afatit të vendosur në ligj.

?Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016. Sqarojmë se, për pranimin e kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, konkretisht neni 64 dhe neni 61, të cilët parashikojnë të drejtën e plotësimit dhe ndryshimit të dokumentacionit të depozituar pranë organeve administrative?

KQZ i përgjigjet dhe akuzave te Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të KQZ, se në të gjitha rastet kur prokuroria dhe organet e tjera i kanë vënë në dispozicion materialet e mjaftueshme në lidhje me subjekte të caktuar, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve te tyre.

Recommended