Eugena Tomini: Ka shkelje të rregullave, u ul vigjilenca, mjekët u shfrenuan, alerti të jetë i lartë

  • 4 years ago
TIRANE-Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në Report Tv se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga baret, restorantet dhe biznese të tjera, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Ajo u shpreh se në terren për kontrolle për të monitoruar janë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, i Punës dhe Task Forcën e Kryeministrisë.

Eugena Tomini një kritikë e kishte edhe për vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë. "Por nuk janë vetëm baret dhe restorantet, por janë subjekte të tjera, popullata dhe ne mjekët që paktën një shfrenim të përgjegjësisë apo ndërgjegjësimit kundrejt rasteve sporadike në QSUT, pavarësisht se doli si burim doli një rast me kontakt të jashtëm. Duke mos respektuar mbajtjen e maskave dhe doreza në spitale, sjell edhe trasnetueshmëri drejt pacientëve apo e kundërta. Kjo ka qenë një rritje të pozitivitet në QSUT".

Recommended