Report TV - Nata e parë e protestuesve të PD muzikë e alkool,Basha luan shah

  • 7 years ago
Në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, protesta e opozitës gjatë orëve të mbrëmjes deri në mëngjes i ngjante më tepër një feste.

Organizatorët u kujdesën gjatë orëve të para pas mesnate që të mbanin një atmosferë të ndezur brenda çadrës ku eksponentë të lartë të PD-së bënin thirrje për rezistencë dhe largimin e kryeministrit Rama.

Teksa numri i protestuesve nisi të ulet gjatë natës edhe numri i efektivëve të policisë që ishte në gatishmëri ishte i pakët.

Edhe kryedemokrati ka qenë me protestuesit për orë të tëra gjatë natës. Basha shkëputej nga çadra herë pas herë për tu rikthyer dhe për të bashkëbiseduar me ata protestues që kishin mbetur në çadër.

Por pas orës 02:00 të mëngjesit, numri i protestuesve që qëndruan në çadër u ul ndjeshëm.

Recommended