Report TV - Banorët e Balldrenit të Lezhës në protestë për ujin e pijshëm
  • 7 years ago
LEZHË-Dhjetra banorë të lagjes rrëzë Malit në fshatin Balldre të Lezhës kanë dalë në protestë, pasi edhe pas ndërtimit të ujësjellësit të ri ata nuk do të furnizohen me ujë.

Të gjitha familjet, ndërkohë që edhe rruga është shkatërruar nga këto punime dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme.

Sipas tyre janë më shumë se 30 familje të cilët nuk do të furnizohen sërish me ujë, pasi linja e ujësjellësit ka ardhur deri në gjysmën e lagjes së tyre.

Banorët thonë se për këtë çështje i kanë dërguar kërkesë Bashkisë dhe Prefekturës por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Banorët e kësaj zone thonë se nuk do ta lejojnë firmën që të vijojnë punimet pa u zgjidhur problemet që kanë ngritur.

Për Ujëjellësin i ri të Lezhës ku përfshihen dhe Shëngjini dhe Balldreni janë investuar 12 milionë euro nga Qeveria Gjermane.
Recommended