Safet Gjici në “Ora Skaner”: S’kemi nevojë të bëjmë aleancë me Tiranën

  • 7 years ago
Presidenti i Kukësit kryesues Safet Gjici i pranishëm në studion e ?Ora Skaner? ka mohuar në mënyrë absolute çdo lloj aleance me Tiranën, duke shtuar se nëse vërtetohet se skuadra e tij ka toleruar në ndonjë takim, ai është i gatshëm të japë dorëheqjen, teksa fajësoi një pjesë të gazerarëve për akuzat e ngutura në drejtim të bluve para dhe pas ndeshjes me Tiranën
Safet Gjici: Ne nuk kemi bërë aleancë me Tiranën. Nuk kemi nevojë të bëjmë aleancë me Tiranën. Mos gaboj janë ekipe të tjera që kanë bërë aleanca edhe viteve të kaluara. Hapur fare edhe duke deklaruar në shtyp që s?na intereson Kupa. Lojtarët duhet ta marrin shumë qetë për të kaluar këtë turn për të shkuar në katërshe. Mund të marrin informacion nga UEFA ose FIFA nëse ka toleruar apo trukuar Kukësi. Nëse po unë nesër lë sportin
Në lidhje me duelin për titull Gjici u shpreh se nuk i frikësohet rivalëve, por vetëm skuadrës së tij
Safet Gjici: ?Kukësi ka tashmë stofin e duhur për të dalë kampion. Nuk kemi lënë as humbur asnjë ndeshje. Ne do të arrijmë që të çojmë kampionatin në Kukës.

Recommended