Report TV - Rruga Shkodër-Hani Hotit rrezik për shoferët,Sterkaj: Plotëson parametrat

  • 7 years ago
Autostrada Shkodër-Hani Hotit mund të cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme në Shqipëri.

Mungesa e mbikalimeve, ndriçimi, por edhe pakujdesia e qytetarëve ka bërë që çdo muaj të ketë aksidente me pasoja në njerëz.

Aksidenti më i fundit në këtë aks rrugor ka ndodhur para pak ditësh, ku një 55-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë kryqezimit të fshatit Boriç i Madh.

Drejtori i autoritetit rrugor për zonën e Veriut, Shkëlqim Sterkaj thekson se autostrada Shkodër- Hani i Hotit është një nga rrugët më të mira që ka Autoriteti Rrugor Shqiptar në qarkun e Shkodrës, por janë ndërtimet afër rrugës ato që ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve.

Superstarda Shkodër- Hani Hotit lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Për sinjalistikën në këtë aks janë investuar 1.5 milione euro.

Recommended