Report TV - Grabitja në Rinas, zbulohen 3 autorët,një i arratisur në Rumani

  • 7 years ago
TIRANE-Për grabitjen në aeroportin e Rinasit që bëri bujë vitin e kaluar, policia aktualisht ka zbuluar të tre autorët.

Dy nga tre autorët e grabitjes së Rinasit ndodhen brenda territorit shqiptar dhe tashmë janë identifikuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Burime nga këto njësi sqaruan për Report Tv se autorët janë identifikuar dhe ndaj tyre me miratimin e gjykatës është nxjerrë masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Por ajo që ka shtangur policinë në momentin e ekzekutimit të urdhër-arresteve është fakti se asnjë prej të dyshuarve nuk ndodhej në banesë.

Nga kontrollet që Policia ka bërë në sistemin TIMS, dy autorët kryesor të grabitjes në Rinas ndodhen në Shqipëri dhe nuk rezulton të jenë larguar nga vendi.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ideatori këtij grupi është A.P 37 vjeç rezulton se 2 ditë pas grabitjes ka lënë territorin shqiptarë dhe destinacioni i tij ka qenë Rumania.

Ende nuk dihet nëse ai qëndron në Rumani apo pas këtij udhëtimi të korrikut 2016 ai ka lëvizur nga Rumania për t?u fshehur diku tjetër.

A.P ka qënë shofer në makinën e grabitjes spektakolare që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në 30 qershor të 2016-s.

Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën edhe të shërbimeve partnere të inteligjencës për arrestimin e tyre.

Recommended