27 mijë qytetarë kanë rivlerësuar pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë muaj nuk kanë mjaftuar që qytetarët të rivlerësojnë pasuritë e tyre, ndaj ky proces do të shtyhet deri në fund të muajit maj, me qëllim përballimin e fluksit të aplikimeve. Bëhet fjalë për rivlerësimin me një tatim prej 2 %. Kryeregjitruesi Ilirjan Muho në një intervistë për Vizion Plus sqaron se në Tiranë aplikimet arrijnë deri në 120 në dite. Procedura është e thjeshtë dhe një aplikim mund të marrë 2 deri në 4 ditë. Por duke parë fluksin e interesimit të qytetarëve zyrat e regjistrimit u vendosë shtyrja e afatit. Të gjithë qytetarët që kanë një pasuri, nga e cila paguajnë 15% tatim fitim të diferencës mes vlerës kur e kanë marrë dhe asaj që ka sot tregu, tashmë duhet të paguajnë vetëm 2%. Ky rivlerësim vlen kryesisht për ata që duan të shesin pasurinë dhe të shmangin pagesa të larta tatimi në shtet.

Recommended