Report TV - Vdekja e 3-vjeçares, babai: Nëse nuk vendoset drejtësia, do bëj vetëgjyqësi

  • 7 years ago
BERAT-Gjashtë ditë pasi kanë përcjellë për në banesën e fundit vajzën e tyre tre vjeçare, prindërit e të ndjerës kanë denoncuar në polici mjeken që sipas tyre ka shkaktuar vdekjen e vajzës së tyre.

Çifti Anila dhe Xhevair Dërrasa apelojnë në media duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e vajzës së tyre, me inicialet E.D.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në spitalin e Beratit, ku nëna e 3-vjeçares mësohet se ka e çuar vajzën e saj në Repartin e Pediatrisë, pasi ishte prekur nga viroza e gripit.

Fillimisht ajo është konsultuar me mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila ka ndjekur në vijmësi gjendjen e vajzës.

Nëna akuzon mjekët se marrja e serumit të fundi i ka shkaktuar vdekjen e vajzës, pasi sipas saj serumi i ka dhënë reaksionin që ajo humbi jetën.

Recommended