Shkarkimi/ Deklaratat më të nxehta të Ylli Manjanit në konferencë, 30 janar 2017

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza shumë të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Rama. Ai ka thënë se qeveria e drejtuar prej tij është e kapur.
Manjani: E vërteta është që kjo qeveri është e kapur dhë është jashtë çdo lloj standardi dhe ligjor. Në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, verifikojeni te TIMS se gjysma e ministrave ishte jashtë shtetit. Ai vendim duhej marrë se duhej shkarkuar një i dekriminalizuar, por u dha për mediat dhe të guxojë ta bëjë një gjë të tillë një qytetar i thjeshtë, të firmosë një cop letër e harrojnë në burg për fallcifikim dokumentash. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet? Si mund të jetë dakord ministri i Drejtëesisë me këtë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-qeveria-e-kapur-ministrat-e-rames-me-dashnoret-te-santa-quaranta/

Recommended