Ora News – Sula: Hapja e dosjeve mund të sjellë edhe trazira në shoqëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Hapja e dosjeve të ish-sigurimit mund të sjellë pas trazira në shoqëri?. Deklarata vjen nga kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit Gentiana Sula. E ftuar në ?Ora e intervistës?, Sula tha se procesi është delikat por në përfundim ka për qëllim shkëputjen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste.
Sula: Nuk është e kolljashme të përballesh me një gjë të rëndë që ka ndodhur në familjet, në lagjen, ose në qytetin ose në shoqërinë tonë. Është një dhimbje e madhe dhe vetë shoqëria pas 25 vitesh akoma nuk e ka hedhur akoma këtë hap, unë them që është një peshë e madhe është një plagë që me përulje i afrohemi, nuk është se do jetë një gjë e thjeshtë. Është thënë që shpesh herë mënyra si ka vepruar sigurimi ka qenë me dhunë, me shtërngim. Kështu që kjo është një aspekt që e vë ne pozitë atë që ka shpërbyer pa dashje si instrument.
Pikërisht për këto arsye, rekomandon Sula, grupet që do të jenë të angazhuara me këtë proces duhet të vendosin ngjarjet në kontekstin e kohës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sula-hapja-e-dosjeve-mund-te-sjelle-edhe-trazira-ne-shoqeri/

Recommended